Luizi bëri një krahasim mes një banori të “Big Brother Vip 2” dhe një konkurrenteje të “Big Brother Vip 1.”
Bëhet fjalë për Armaldon, ose siç e quajnë banorët Maestro, të cilin Luizi e krahasoi me Beniadën. Kjo e fundit kujtojmë se nuk ka pashr debate të forta në shtëpi, por ka arritur të shkojë deri në finale.
Dhe në fakt diçka për të thënë e ka dhe Beniada, madje besojmë se të gjithë jemi dakord me të.Sipas Beniadës, Maestro ngjan shumë me personazhin e njohur të “La Casa De Papel”, Berlinin (Andrés de Fonollosa), i portretizuar nga aktori Pedro Alonso.
Ish-banorja e “Big Brother Vip” e ka shprehur këtë gjë në një bisedë me Olti Currin, i cili e ndau atë në Instastory.