Fifi është një ndër këngëtaret më të njohur në trojet shqiptare, teksa pak ditë më parë, me rastin e Pavarësisë së Kosovës, zhvilloi një koncert në Ferizaj.
Pas koncertit, Fifi shpërndau një video ku shihej atmosfera e krijuar në Ferizaj me rastin e festës kombëtare. Në video shihej që kishte një numër të lartë të personave të mbledhur dhe kjo edhe pse në kohë pandemia, teksa u kritikua për këtë gjë.
Fifi ka reaguar, ndërsa thënë se nuk mund të quhet ‘ego iste’ vetëm sepse mbajti një koncert, kur kafenetë e Prishtinës dhe Tiranës dhe të gjithë qyteteve të tjera janë plotë me njerëz.
Ndjenja pozitive njerëz, çfarë po ndodh? Unë e di që ka ndikuar shumë keq virusi në trurin tonë, ama qetësohuni. Nisni të merreni me ndonjë gjë dhe lëshoni energji pozitive. Paskam marrë lekë unë në 17 dhe qenka bërë nami, jemi ngopur në lekë. Hello, që 11 muaj jam pa punë. As shteti, as ju, as kurrkush nuk i ka interesuar çfarë po bëjnë artistët. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistëve? A i ka ndihmuar ndokush artistët të bëjnë art? Jo, jo. Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet. Punoni ju për vete, ish Allah zoti jua jep krejt dhe e shijoni, por mos më prekni sepse jam që 11 muaj pa punë.