Laureta Zyba nuk është emër i panjohur për publikun, ajo tanimë i është bashkuar emisionit të dashurisë Për’puthen, por publiku e njihte më herët e madje sipas lajmeve nga kronika e zezë.
Emri i saj është lakuar shumë herë i përfshirë në disa vepra penale, ku ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e interpolit. Por jo vetëm, ajo dikur ka qenë edhe ish e dashura e Vali Corleone ku emrin e tij e kishte tatuazh në qafë.
Pas gjitha këtyre problemeve me drejtësinë pjesëmarrja e saj në Për’puthen nuk u prit mirë, duke bërë bujë mediatike e madje edhe duke u kritikuar Olsa si autore e programit.
Sot ajo ka treguar se çështjen e Lauretës do ta trajtojnë të shtunën në Prime pasi sipas saj ajo meriton një shansë të dytë.
Ndryshe, Laureta është motra e Rrushes njëherish konkurrente në Për’puthen.