Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor.
Berisha tha se dy zhvillimet më të d himbshme të Shqipërisë janë largimi i të rinjve në emigracion dhe përgatitja e mjekëve për emigracion.
“Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë.
Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës me Meksin, Nestorin na ka rastisur në diktaturë na thërrisnin edhe në spitalin e burgut apo na sillnin në pavion të burgosurit. Gardiani rrinte tek dera dhe kurrë nuk hynte brenda kur ne vizitonim.