Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka nisur me debate mes opinionistit Arjan Konomi dhe Lauretës. Ditën e shtunë në “Për’puthen Prime” Laureta u largua nga studio pasi Arjani i tha konkurrentes që ka eksperienca nëpër g jykata.
Kjo është një temë shumë delikate për Lauretën pasi në të shkuarën ajo ka qenë arrestuar sepse mendohej që kishte bashkëpunuar me tre persona të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.
Ditën e djeshme, me zërin që i dridhej Laureta vendosi të shpjegonte arsyen e acarimit të saj, ndërsa thekson se është e ngarkuar psikologjikisht.
“Zgjodha të lë studion sepse më preku aty ku më dhemb. Nuk bën që ta prekesh aty ku nuk bën, të paktën tek pjesa e gjykatës nuk doja të ma përmendte. Nuk ka sens të përmendet kjo si pjesë. Për të mos agravuar situata më tej desha të dal jashtë. Jam e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Laureta.
Nga ana tjetër Arjani e aku zon Lauretën që e ka kë rcënuar në prapaskenë. Ai tha se ajo bërtiste nëpër korridoret e Top Channel-it duke u thënë: “E tregoj unë kush është Arjan Konomi”.
Laureta: Arjan të lutem kujdes kur thua mbylle gojën. Unë e paedukatë?! Të gjitha këtu dolën të paedukata Arjan Konomi.
Arjani: Ti je e paedukatë që bërtet korridoreve të Top Channel-it ‘ta tregoj unë se kush është Arjan Konomi’.
Laureta: Po normale, se derisa më prek ti mua edhe unë do të prek ty se si je.
Arjani: Nuk më tremb fare. Këtu diskutojmë për emisionin dhe për çështje të tjera e jo të merrem me ty.