Bes Kallaku dhe Eduart Grishaj janë dy personazhe shumë të dashura për publikun e njëkohësisht edhe miq të mirë. Sikundër na kanë treguar, dy çunat e kanë nisur bashkëpunimin me këngën e Besit “Katunari gangsta” dhe çdo videoklip tjetër e kanë realizuar bashkë deri te filmi “Falco” i Besit.
E sigurisht në këto 11 vite bashkpunim përveçse dy bashkëpunëtor të mirë, janë bërë edhe dy shokë të mirë e shpesh ndajnë foto e video nga koha që kalojnë, ku nuk mungojnë notat e humorit.
Mbrëmjen e djeshme duket se ka qenë nata e kalçetos e Besi me Edin janë përballur në lojën e preferuar të djemve, futboll, e nuk kanë ngurruar të ndajnë foto me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në një foto të postuar në Instastory Besi ka shkruar: “Sa huq ke dal ktu mor!”. E shpejtë ka qenë edhe përgjigja e regjisorit, i cili ia kthen po me humor “Bl lok të kam bërë mbrëmë! Kush ta ketë fituar ndeshjen vallë?