Rozë

Bes Kallaku i del në krah Sali Berishës: Shqipëria u bë më keq, pasi iku Doktori nga PD-ja





Të dielën spektakli i humorit “Kosherja” ka nisur me editorialin e moderatorit Bes Kallaku, i cili ka reaguar lidhur me situatën politike në Shqipëri. Ai ka prekur më konkretisht ndarjen e thellë politike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ku ky i fundit u largua nga grupi parlamentar.

Bes Kallaku i revoltuar: Berisha është si Unikkatili, e ha Lulin për së  gjalli - Gazeta Express

Besi ka ironizuar të gjithë këtë situatë të krijuar, duke theksuar se në fund është populli ai që vuan, pasi janë më të varfërit në Europë.

Sipas Kallakut, nëse populli do të kishte para, mundësia e parë që do i jepej për të ikur nga ky vend, do të kishin ikur.

“Bota ndryshoi rrënjesisht më 2021, kur Messi kur u largua nga Barcelona, e dyta kur CR7 iku nga Juventusi dhe kur Sali Berisha iku nga grupi parlamentar i PD-së. Këtu nuk mbajtëm më, ky ishte fundi për të gjithë shqiptarët dhe ndodhi ajo që pritej, mbas tetë vitesh gjumë, Lul Basha zgjoi luanin. Edhe siç ka thënë një filoz shumë i madh në Shqipëri, Nard Ndoka që Shqipëria është një kopsht i madh zoologjik. Normal, përderisa ke ujqër në çdo qytet, ujku i Cërrikut, ujku i Shijakut, ujku i Fierit, ujku i Beratit, përderisa ke tigra në parlament dhe në qeveri, përderisa ke shprehje si popull dele, hamë bar, gjumë letargjik. Edhe në të gjithë këtë novelën “E bukura dhe Berisha”, kush do fitoi? Se Berisha po thotë që po fitojnë nipërit e komunistëve, Lul Basha thotë që unë nuk kam lidhje fare me fitoren. Po një gjë është e sigurt, ai që humb është vetëm populli shqiptar. Edhe në fakt, ky popull i vogël që ka mbetur këtu, që nuk është as komunist, as berishist, as bashist, as socialist, por është populli më fukara i Europës, që nëse do kishin edhe ata dy lekë, mundësia e parë që do i jepej për të ikur nga ky vend, do të kishin ikur. Pra, realisht ky popull ndodhet në “Trekëndëshin e Bermudës”, mes Ramizmit-Bashizmit-Berishizmit dhe është një popull që po zvogëlohet dita-ditës, për të mos thënë fjalën që po zhduket. Edhe populli po sheh me qetësi se si gjithë këto politikanët e vetë po ja nxjerrin lakrat në shesh njëri-tjetrit dhe e keni parasysh se çfarë vlere ka lakra që është i vetmi perim që nuk ke nevojë as për roje se nuk e ha kush. Nuk i vjedh njëri, prandaj populli shet dhe ha lakra”, tha ndër të tjera Bes Kallaku.

Bes Kallaku flet për largimin nga Tv Klan - TV Mania





MË TË LEXUARAT

To Top