Rozë

Bes Kallaku zbulon dhuratat që i bëri Xhensilës dhe vajzës së tyre Ajkës: Na emocionoi





Aktori i shumëpëlqyer nga publiku, Bes Kallaku, i cili prej mbrëmjes së sotme është edhe moderator i spektaklit “Kosherja” nuk ka nguruar të zbulojë edhe detaje nga jeta private.

Në një pjesë dialogu gjatë një dialogu me kolegen Jona Spahiu, ai është shprehur me plot humor se për femrat nuk mjafton vetëm festa e 8 Marsit, pasi dhurata marrin për çdo ditë.

“E pash në Instagram që kishe bërë një goxha dedikim për gratë e jetës tënde, u mjaftove vetëm me ato foto në Instagram, apo i bërë edhe ndonjë dhuratë?”, e pyeti Jona.

Ndërkohë Besi nuk hezitoi dhe u përgjigj me batutat që e karakterizojnë në emër të të gjithë burrave shqiptarë: “Dhuratë ne kemi për çdo ditë. Po dhurata për Ajkën, dhurata për Xhensilën, pastaj se ç’keni gjetur ketë shprehjen që ne na mjafton një tufë me lule. Në mëngjes e thoni këtë se në darkë pastaj thoni po për ndonjë dhuratë nuk u kujtove”.





MË TË LEXUARAT

To Top