Vetëm pak “virgjëres hash të betuara” kanë mbetur në botë, si një traditë e lashtë ballkanike ku gratë jetojnë ndërsa burrat vde sin. Si një grua 23-vjeçare që jetonte në malet e veriut të Shqipërisë, ajo mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën. Vetëm disa “virgjë resha të betuara” kanë mbetur në botë, si një traditë e lashtë ballkanike.
“Shqipëria ishte një vend burrash dhe e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshe i tillë”,- thotë Gjystina Grishaj. Si një grua 23-vjeçare që jetonte në malet e veriut të Shqipërisë, ajo mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën. Ajo u betua për beqari dhe premtoi se do të jetonte pjesën tjetër të jetës si burrë. Familja e Gjystinës prej më shumë se një shekulli jeton në rajonin e Malësisë së Madhe të Lëpushës. Një luginë e futur thellë midis maleve të thepisura, është një nga zonat e pakta ku ekziston ende tradita e burrneshës: një praktikë shekullore në të cilën gratë betohen para pleqve të fshatit dhe jetojnë si burra. Këto gra njihen si burrneshat, ose virgjëresha të betuara.
“Ka shumë të pamartuara në botë, por nuk janë burrnesha. Një burrneshë i përkushtohet vetëm familjes, punës, jetës, për të ruajtur pastërtinë e saj”, ka thënë Gjystina, tashmë 57 vjeç. Sipas BBC për shumë gra të lindura në kohët e mëparshme, ndryshimi i identitetit të tyre seksual, riprodhues dhe social ishte një mënyrë për të shijuar liritë që vetëm burrat mund t’i përjetonin. Bërja burrneshë i lejoi gratë të visheshin si burra, të vepronin si kryefamiljare, të lëviznin lirshëm në situata sociale dhe të merrnin përsipër punë tradicionalisht të cilësuara vetëm për burrat.
Që kur ishte e re, Gjystina ose Duni, siç njihet nga njerëzit më të afërt, ishte e vendosur të ishte e pavarur. Ajo kurrë nuk e imagjinonte një jetë tradicionale si të tjerat të cilat martoheshin, bënin punët e shtëpisë dhe vishnin fustane.
Në vend të kësaj, pas vdekjes së babait të saj, ajo vendosi të bëhej një virgjëreshë e betuar, në mënyrë që të drejtonte familjen dhe të mund të merrte përsipër punë për t’i mbështetur financiarisht.
“Ishim jashtëzakonisht të varfër. Babai më v diq, nëna ime kishte gjashtë fëmijë, kështu që për ta bërë më të lehtë për të, vendosa të bëhesha burrneshë dhe të punoja shumë”,- thotë ajo.
Gjystina jeton në një fshat të largët. Shpesh nuk ka valë as për të folur në telefon dhe dimrat e ashpër bëjnë që rruga për në Lëpushë shpesh të jetë e bllokuar nga bora dhe të ndërpritet energjia elektrike.
“Ai kujdesej shumë për barërat medicinale dhe më mësonte edhe mua dhe do të doja shumë që këtë praktikë ta trashëgojë edhe mbesa ime Valerjana, edhe pse ka zgjedhur një rrugë tjetër”, thotë Duni.