Arjola dhe Monika janë të vetmet që nuk e hapën kutinë e Pandorës në gjithë “Big Brother” në botë. U komentua shumë fakti që ato refuzuan një udhëtim në Disneyland me fëmijët duke zgjedhur mos ta hapin kutinë.
Arjola madje rrëfeu se ëndrra e saj është të moderojë spektaklin e humorit “Portokalli” dhe në këtë mënyrë do ia sigurojë vetë udhëtimin familjes.
Ditën e sotme e pyetur në “Fan Club” nëse dëshiron ende të moderojë “Portokalli”, Arjola foli duke qeshur por nuk zbuloi detaje nëse i është premtuar një gjë e tillë.
“Ndoshta kam marrë informacion më shumë se sa duhet. Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë. Sigurisht që do e doja, është diçka e bukur, është ndryshe, të plotëson e të rrit artistikisht”, tha ajo.
Kjo ka lënë të kuptohet se aktorja e ka marrë një ofertë të tillë por ende nuk dihet me siguri. Një nga debatet ishte edhe ajo me Antonelën, ku ‘mollë sherri’ mes vajzave u aludua se është Atdheu. Madje u aludua që Arjola dhe Atdheu kishin një lidhje bashkë.
Sot Arjola në Fan Club i dha fund këtij dyshimi dhe sqaroi se Atdheun e ka shok shumë të ngushtë që gjashtë vite. Gjithashtu Arjola tha se është munduar që për debateve dhe posaçërisht nga fjalët e Arjolës të kuptonte se çfarë po ndodhë jashtë, dhe se nuk i interesonte se po aludohej për këtë lidhje.