Një prej emrave të parë të rëndësishëm të zbuluar si pjesë e produksionit të “Big Brother Kosova” ishte ai i Olti Currit, i cili do të jetë opinionist i formatit të ndjekur dhe do ta ndajë skenën me bashkë-prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Sigurisht, ashtu sic e do formati, Olti do të ketë edhe një shoqëruese si opinioniste, teksa më parë ishte përfolur emri i Tunës për këtë rol. Megjithatë sot një tjetër emër është zbuluar si opiniste e ardhshme e reality show-t qënis më 5 dhjetor dhe bëhet fjalë për ish-“Miss Kosova”. Afërdita Paqarada.
Ajo ka qenë së fundmi nën shoqërinë e disa prej personazheve që tashmë janë zbuluar si pjesë e produksionit (të lartëpërmendurit) dhe e organizatorëve, megjithatë me siguri do mund ta mësojmë vetëm në 5 dhjetor.