Rozë

Big Mama doli nga shtëpia/ Antonela nuk lë gjë pa thënë: Ajo e kishte planifikuar edhe Beniada e dinte…

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka pasur një debat të fortë mes Antonelës dhe Big Mamës, që degjeneroi në ofendime dhe ak uza të rënda.

Në momentin që ish-konkurrentja e “Për’puthen” e akuzoi Big-un se e ka sharë serbisht, këngëtarja iu kthye ashpër dhe e revoltuar u largua nga shtëpia. Pas përfundimit të spektaklit, teksa bisedonte me Sarah dhe Donaldin, Antonela tha se Big Mama e kishte planifikuar një gjë të tillë.
Pjesë nga biseda:
Antonela: E kishte planifikuar përpara se i kishte thënë Beniadës

Donaldi: Ça i kishte thënë?

Antonela: Nuk e di ça i kishte thënë se nuk e kisha mendjen kur ma tha Beniada, veç mbaj mend që i kishte shkuar tek tualeti dhe i kishte thënë diçka për mua. Pyete pastaj Beniadën. Kishte thënë: ajo do të më nxjerrë nga vetja, ajo nuk e di ça i bëj asaj, gjëra të tilla.

Big Brother Albania Vip - Top Channel

MË TË LEXUARAT

To Top