Rozë

‘Big Mama’ i lë të gjithë pa fjalë: Marr deri në 20 mijë euro për të kënduar në dasma

Në episodin e sotëm të “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, një nga të ftuarit ishte dhe këngëtarja e mirënjohur Big Mama, tepër e dashur për natyrën e saj sportive pa komplekse dhe të drejtpërdrejtë.

Është më shumë se sa mendoni! Big Mama tregon hapur shifrën marramendëse që  merr në dasma

Një nga lojrat në të cilat Big Mama është përfshirë ishte dhe loja e shamisë ku kapitenët e të ftuarit duhet të vraponin për të marrë shaminë nga dora e moderatores Luana Vjollca.

Big Mama ishte përballë Fifit në këtë sfidë dhe nuk mundi të merrte shaminë prandaj dhe duhej t’i përgjigjej një nga pyetjeve për të cilën publiku është shumë kureshtar.

Këngëtares iu drejtua pyetja se sa para fitonte në koncerte apo dasma.

Përgjigjia e saj ishte 20.000 euro në një dasmë.

Nuk dihet nëse Big Mama këtë përgjigje e dha vetëm për të fituar pikë apo e kishte seriozisht.

MË TË LEXUARAT

To Top