Besohet se bima që ne e njohim sot si aloe vera erdhi nga Afrika e Veriut.
Dokumentacioni i parë i njohur i përdorimit të saj nga ana medicinale ishte në librin e lashtë egjiptian “Papirusi Ebers”, i cila ka dhënë dymbëdhjetë receta të ndryshme për aloe verën. Që atëherë, kjo bimë është përdorur në të gjithë globin edhe si një lule dekorative dhe më e rëndësishmja, si një ilaç shërimi.
Nëse keni një bimë aloe vera do të përfitoni shumë, kryesisht për shkak të vetive të saj medicinale.
Ajo çfarë duhet të bëni është të prisni bimën në copa për të përfituar prej saj xhelin efektiv. Gjithashtu lëngu i aloe verës mund të gjendet në shumicën e dyqaneve ku shiten ushqime të shëndetshme, por xheli i nxjerrë nga bima mund të jetë më i sigurt dhe për të mos përmendur se është variant më i lirë.
Përfitimet:-Shëron djegiet-Shëron plagët-Zbut aknet dhe ekzemat-Zbut skuqjen dhe problemet e tjera të lëkurës-Mund të përdoret si ilaç anti-kruarje-Redukton rrudhat-Ju ndihmon për të pasur flokë të shëndetshëm (madje mund të parandalojë humbjen e flokëve)-Hidraton lëkurën-Mund të përdoret si një xhel rroje.