Hyrja e Romeos mbrëmjen e djshemë në “Big Brother VIP” ishte mjaft e bujshme. Aktori u hoq si i vëllai i tij binjak, Donaldi duke konfuzuar dhe vënë në lojë banorët. Por përtej kësaj të gjithë ishin kurioz se si do të silej ai me Beatrixin, të dashurën e re të Donaldit. Romeo përveçse e takoi dhe përqafoi ndryshe nga ?’bëri me banorët e tjerë, i përshpëriti në vesh se është shumë e mirë.
Kjo sjellje e Romeo është pritur mirë edhe nga Antigona, e ëma e Beatrixit e cila në një letër që i dërgoi të bijës në “big Brother” shprehej se ishte dakord për lidhjen e saj vetëm nëse Donaldi ishte i sigurt. Antigona ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram momentin kur Romeo takon Beatrixin duke e “duartrokitur”.
Kujtojme se gjate emisionit Fan Club ne puntaten e kaluar ku flitet sigurisht per Big Brother, prezantuesja Dojna tha se i kishin derguar ftese nenes se Trixes, Antigona per te qene pjese e studios. Por ajo nuk ka qene ne gjendje te vije. “Nëna e Beatrixës, Antigona është në gjendje të rëndë emocionale dhe e kishte të pamundur të vinte”, tha Dojna Mema.
Ne studio ndodhej nena e Oriola Marashit e cila tregoi se eshte munduar te flase me Antigonen dhe i beri thirrje publikut qe te mos e denojne Beatrixen. Deklarata e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin dhe po nisin një histori të re së bashku ka nxitur reagime të ashpra në rrjet.
Kjo vjen pas historisë që aktori kishte me moderatoren Bora Zemani të cilës i premtoi se do dilte vetëm nga “BBV” dhe i kërkoi publikisht ta priste, e më pas i dhuroi edhe një puthje në buzë. Së fundmi, pas kritikave dhe ofend imeve të shumta nga rrjeti për Beatrix, ka reaguar edhe mamaja e saj, Antigona Ramosaj.
Ajo ka shpërndarë një reagim në Instagramin e saj në të cilin mes tjerash thuhet se “mjaft gjykuam sepse kështu nuk do të mbërrijmë askund”. Trixa nje artiste me zemer te madhe, e paster, vajze e drejte dhe e edukuar nga nje nene luanesh qe i ka dalur mbane te gjitha sfidave te jetes dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojme TRIXEN per cfare per fjalen me te madhe ne bote qe eshte dashuria.