Saimiri i “Love Story”, është kthyer në një nga djemtë më të pëlqyer të ekranit, jo vetëm nga vajzat që janë pjesë e spektaklit, por edhe jashtë tij.
Përpos bukurisë e trupit të palestruar, Saimiri është dhe shumë i suksesshëm në karrierë. Kështu domosdo lind pyetja nëse ai ka fri kë se vajzat e dashurojnë për atë që ka dhe jo për atë që është.
Saimiri i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje duke u shprehur se kur vajza e duhur ta njohë vërtet, do dashurohet me atë.
“Jo, nuk e kam pasur kurrë këtë fr ikë. Unë nuk jam një djalë i suksesshëm që t’i plotësoj gjërat që më mungojnë me suksesin apo me paratë. Unë e shoh veten të kompletuar dhe kam shumë besim te vetja. Kur një vajzë do të ketë mundësinë të njihet me mua, pa dyshim, do dashurohet me atë që jam dhe do harrojë atë që kam”, shprehet Saimiri.
I pyetur nëse ka vajza materialiste në spektakël, Saimiri përgjigjet: “Nuk dua të përmend emra, por sigurisht që kam vënë se ka edhe vajza materialiste që kanë ardhur në këtë spektakël për të bërë famë. Megjithatë, rrini të qetë, se nuk e kanë të gjatë”.