Lori Hoxha është kujdesur absolutisht për gjithçka në këtë edicion të veçantë të “Big Brother”,. Ndër të tjera, ajo ka treguar se, për shkak të konfidencave e marrëdhënieve të mira këshillon edhe moderatoren Arbana Osmani, sa i përket ‘look-ut’ në spektakle.
Dhe fundja, kush nuk do t’i donte këshillat e mendimet e Lorit, që pa dyshim mund të konsiderohet një ikonë mode në Shqipëri. Por, moda është shumë subjektive, ashtu siç janë edhe preferencat.
Së fundmi, Santana Çomora, sipërmarrëse dhe kryeredaktore e revistës “Living”, teksa ka komentuar veshjet e personazheve të famshme gjatë javës për faqen “Albania Street Style”, ka zgjedhur Arbanën si të veshurën më keq. “Këpucët me platformë të tmerrshme”, ka shkruar ajo ndërsa fustanin e ka krahasuar me një kuti festive, që i kujton fustabet e dikurshme të mbrëmjeve të maturës. “Ai mund të jetë i bukur, por nuk i përshtatet fizikut të saj”, ka shkruar Çomora.
“Me platformë të tmerrshme”, sipërmarrësja e
Por si i është përgjigjur Arbana dhe Lori? Në mënyrën më të mirë të mundshme.
Moderatorja, postoi një foto të mbesës me rrobat e saj, e pyeti ndjekësit sesi ju duket. Mirëpo, komentin e Lorit zgjodhi ta publikonte.
“Më mirë pa mëngë. Hahahahaha ai mund të jetë i bukur po jo për fizikun e saj”, ka shkruar blogerja, duke përdorur të njëjtën frazë si Çomora.