Bledi Mane i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka dhënë opinionin e tij për banorët e Big Brother.
Mane ka komentuar edhe për Kiara Titon, për të cilën tha se ishte një lojtare mediokre dhe pa energjinë apo ‘dallaveret’ e lojtarëve të tjerë aty.
Sipas Manes, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet e ngryset me dëshirën që të jetë si Bora Zemani.
Bledi Mane: Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej.
Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…