“Do hyjë një banore e re në Big Brother VIP”. Kështu tha Bledi Mane teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Gazetari i njohur nuk përmendi emër, por teksa po e përshkruante atë, Enxhi Nasufi e pyeti nëse bëhej fjalë për Erjola Doçin.
Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri sërish nuk përmendi emër, thjesht tha se aktualisht është në “E Diell” dhe “pro vokon me format”. Gjithashtu Mane shtoi se ajo banore e re i duhet shtëpisë së “Big Brother VIP2”.
Ndërkohë në fillim të intervistës, Bledi u shpreh se pak para se të hynte në shtëpinë e BB VIP, ka marrë kërcënime nga ndjekësit e Luizit. Shkak janë bërë pikërisht deklaratat e tij në lidhje me këngëtarit. Por ai shtoi se kur doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, gjërat ndryshuan dhe i dërgonin zemra.
Gazetari i njohur u shpreh se pak para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka marrë kër cënime nga mbështetësit e Luiz Ejllit.
“Unë jam regjur nga kërc ënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë s ulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kër cënuar, se kishte dalë nëpër portale se do bëhesha pjesë e formatit.
Hyje në shtëpi i frustruar. Aty brenda duhej të ishe i kujdesshëm, se unë isha shumë i informuar nga jashtë për të gjithë. E nisa pak i tr embur lojën. Por kur dola ndryshoi, më dërgonin zemra”, tha Mane.