Rozë

Bledi Mane ‘tradhton nusen’, puthet me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’

Gazetari Bledi Mane i cili ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, ka shkëmbyer një puthje gjatë ditës së sotme me ish-pjesëmarrësen e emisionit “Përputhen”, Ina Kollçaku.

Puthja mes tyre erdhi në emisionin “E Diell”, ku pjesëtarët e tjerë e insistuan që ata të shkëmbenin një puthje në kuadër të shakasë.

Gjithçka erdhi teksa po përmendej dasma kosovare që u zhvillua në shtëpinë e Big Brother VIP, ku ai mori rolin e dhëndrit dhe u puth me nusen, Nita Latifi.

Milaim Zeka: E mësoi ajo goca nga Kosova me puth këtë njeriun.Manushi: Po si e puthe atë gocën nga Kosova, artistike ishte, bëjeni një artistike dhe ju.

Gazetari Bledi Mane doli me vullnet të plotë nga shtëpia e “Big Brother Vip” dhe tashmë si ish-banor, është mjaft aktiv në intervista ku rrëfen detaje për eksperiencën e tij.

Gjatë një interviste të dhënë mëngjesin e sotëm, Bledi rrëfeu se si ka ndryshuar reagimi i publikut ndaj tij, para dhe pas hyrjes në “Big Brother Vip.”

MË TË LEXUARAT

To Top