Blendi Fevziu poston përditë foto nga puna, nga jeta e tij e përditshme, nga udhëtimet e shumëta, por ama kur vjen puna te familja është shumë por shumë i rezervuar për t’i ndarë me publikun.
Së fundmi, gazetari i “Opinion” ka publikuar një foto me vajzën e tij të madhe, Mishel, e cila qenka rritur aq shuëm dhe qenka bërë një zonjushë e vërtetë.Ndjekësit nuk ngurojnë ta komplimentojnë gazetarin për vajzën e tij mjaft simpatike dhe një pjesë e mirë i ve në dukje ngjashmërin e madhe mes tyre, që në fakt bie goxha në sy.
Por Blendi ka dhe një vajzë të vogël përvec Mishel, që quhet Alis. I ftuar te Rudina Magjistari, dhe i pyetur sesi e ndjen përballë Mishel dhe Alis, Fevziu thotë se është një emocion shumë i ndryshëm:“Me Mishel nuk jam angazhuar aq shumë se kam pasur më pak kohë. Ajo është rritur pa qenë unë aq i pranishëm, ndërsa me të voglën, e kam thënë, kam qenë më pranë saj…” – tregon Blendi.
Por si i ka ai marrdhëniet me të bijat larg kameras?Me Mishel që është adoleshente, Blendi thotë se e ka atë një shoqe shuëm të mirë dhe bnë biseda nga më të ndryshmet për të, ku nuk mungojnë bisedat për shopping, modën dhe gjëra të tjera të moshës së saj.Për vajzën e vogël, Alis, për momentin, ajo e sheh Blendin si partner në lojë: “Për momentin, jam partneri i saj në lojë. Kush më sheh me të, më thotë “bobo, paska rrjedhur”, aq shumë argëtohem me të. Bëjmë çdo gjë bashkë, shkojmë nga fusha për të luajtur”, tregon Fevziu.