Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky mendon se fundi i lu ftës nuk do të mund të negociohet pa një takim me homologun rus Vladimir Putin.
Ai përsëriti thirrjen për një përballje me njeriun që po drejton ofensivën ushtarake në Ukrainë, dhe thotë se çdo kompromis me Moskën do të kërkonte mbajtjen e një referendum.
“Sa i përket çështjes së garancive për sigurinë, po flasim për ndryshime kushtetuese, ndryshim të ligjit ukrainas. Çfarëdo që të ndodhë kjo nuk do të vendoset vetëm nga presidenti. Është një proces i gjatë që do të përfshijë parlamentin dhe popullin ukrainas. Nuk jam takuar me negociatorët rusë, por u kam shpjeguar përfaqësuesve tanë se kur flitet për ndryshime të rëndësisë historike nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç mbajtjes së referendumit. Njerëzit duhet të flasin lidhur më kompromiset e mundshme. Mendoj se deri sa të vijë ky moment, duhet një takim me presidentin rus”.
:I kam bërë ftesë të përsëritur gjatë këtyre viteve dhe mendoj se pa një takim nuk mund të kuptojmë vërtet se çfarë janë të gatshëm të bëjnë për të ndalur l uftën dhe çfarë janë gati të bëjnë nëse ne nuk pranojmë një kompromis apo tjetrin. Jam gati që në takimin e parë me presidentin Putin të ngre një çështje të rëndësishme për ne, atë të territoreve të pushtuara, por mendoj se zgjidhja nuk do të vijë nga ky takim”, tha Zelensky.