Në festën mes banorëve të “Big Brother VIP” dhe pjestarve të stafit “Top Channel” ishte i ftuar edhe opinionisti Arjan Konomi. Mesa duket ai nuk ka ngelur fare i kënaqur nga pjesmarrja në festë dhe këtë e bëri të ditur gjatë një video LIVE në TikTok me Fation Kuqarin.
Arjani u shpreh se njerëzit e BBV ishin shumë të mërzitshëm dhe nuk krahasoheshin me ata të “Perputhen”, madje nuk e kurseu edhe një ironi.
Ai tha se nuk ndejti më shumë se 5 minuta pasi Bora nuk ishte e pranishme, teksa shtoi: “Çfarë te beja atje? Me ke do rija me…”- tha Arjani duke e lënë fjalinë përgjysmë e duke tundur kokën në menyre ironike.