Rozë

Bora u bashkua me Donaldin, Atdheu: Më mirë vdès se kthehem te ata që kanë tradhëtuar

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Atdhe Xharavina ishte i ftuar së fundmi në “FitStation”, ku ka zbuluar për publikun nëse do e falte ndonjëherë tradhëtinë në emër të dashurisë.

Atdheu flet për tradhtinë: Më mirë vras veten

Ai u shpreh se më parë do të v riste veten sesa të kthehej tek personi që e ka tradhëtuar. Sipas tij nuk ka arsye pasi personi do e bëjë sërish atë veprim.

Moderatorja: Ke publikuar një status që përpara dashurisë jemi të vegjël, a do e falje tradhtinë në emër të saj?

Atdheu: Më parë vras veten, nuk kthehem te ai person që më ka tradhtuar. S’ka arsye pse ta fal, se nëse e fal ka për ta bërë sërish, njoh shumë persona që kanë bërë prapë.

Rikujtojmë se ish-konkurrenti ka sqaruar statuset e dyshimta në rrjetet sociale, të cilët ndjekësit i konsideruan si thumbim ndaj “ribashkimit” të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Atdheu publikoi në Instastory disa foto në të cilat edhe pse nuk përmend emra, nga ndjekësit është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të ish-çiftit. Kraha tyre ai shkroi: “Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Më pas ai sqaroi statuset duke konfirmuar se shkrimet e tij nuk kanë lidhje fare me Bora Zemanin.

“Bëhet nami dhe e marrin për persona të tjerë. Po tash unë jam në lidhje unë me dikë tjetër, prandaj e vura një story tjetër shumë më përpara me një bold dhe mua më ka shku mesazhi aty ku dua unë s’më plas fare se çfarë shkruajnë të tjerët. Është Instagrami im, bëj ca të dua. Mesazhi im ka shkuar ku unë kam dashur. S’ka të bëjë fare me Bora Zemanin”, tha ai në “Abc News.”

Atdheu flet për tradhtinë: Më mirë vras vetenAtdheu flet për tradhtinë: Më mirë vras veten

MË TË LEXUARAT

To Top