Dje puntata e “Për’puthen 3” ishte shumë emocionale. U transmetua takimi i Albit dhe Alesjas, vajzës më të re 21-vjeçare nga Librazhdi.
Gjatë takimit, Alesja rrëfeu se kishte humbur mamanë e saj para disa vitesh dhe u përlot gjatë takimit, bashkë me Albin. I cili e përqafoi dhe e puthi duke e suportuar.
Më pas në studio ajo u pyet nga Bora për përjetimet e kësaj fatkeqësie. Alesja: Mendoj se çdo njeri ka sfidat e veta që janë caktuar që ti kalojë në këtë jetë, thjesht duhet të pranojmë faktin që ajo gjë ndodh e të përpiqemi të jemi të lumtur me pjestarët e tjerë të familjes.
Ka qenë një person shumë i dashur dhe i respektueshëm, mirësinë që ka pasur është e vështirë mos ta kesh më. Me babain lidhja ka qenë e fortë, por tani është forcuar akoma më shumë, unë dhe motrat jemi shumë të hapura me babin dhe e kemi shumë shokë.
E gjithë studioja u përlot nga Alesja, por nuk mjaftoi me kaq. Arjani duke folur për Alesjan e duke krijuar empati për historinë e saj.
Përmendi se dhe Albi ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë edhe se ka pasur dinjitetin për mos të folur për të. Albi u përlot nga kjo gjë e bashkë me të edhe Arjani e Bashkimi, miku i tij më i mirë aty brenda.