Rozë

Bora Zemani do të largohet nga ”Për’puthen” pasi u shtrua në spital? Ja si po kunkuron Luana dhe Klea për vendin

Prej kohësh, në rrjet po përflitej fakti se autorja e emisionit “Për’puthen”, Olsa Muhametaj, kishte paralajmëruar publikun se do të merrte një pushim të gjatë pas edicionit të tretë të “Për’puthen”.

Luana Vjollca leaves Top Channel? - TV Mania

Ajo u shpreh më herët se kishte nevojë të largohej nga televizioni dhe të bënte një pushim të gjatë, ndërsa rrjedhimisht me Olsën do të largohet edhe moderatorja e këtij formati, Bora Zemani.

Bora, një ndër vajzat më të komentuara të publikut gjatë muajit të fundit, s’ka dhënë ende asnjë deklaratë për mediat lídhur me largimin e saj, por burime pranë televizionit kanë treguar se nuk do të ketë një rinovim kontrate për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, po flitet se Olsa dhe Bora mund të zëvendësohen nga Luana Vjollca, e cila e ka gjithmonë derën të hapur në “Top Channel”, edhe pse njoftoi largimin e saj pas 15 vitesh punë në atë televizion. Madje, Luana tregoi më herët se ishte në punë e sipër për një emision ‘dating’, ndaj emisioni i ri mund të mos mbajë fare as emrin “Përputhen”.

Flitet se Luana do të jetë edhe autore e programit, ashtu edhe moderatore e këtij emísioni pas “Përputhen”. Ndërkohë që ka edhe një pistë tjetër “dyshimesh”. Thuhet se dy emra të tjerë që mund të zëvendësojnë Bora Zemanin, mund të jenë Zefina Hasani si autore, dhe Klea Huta si moderatore.

Kjo bën që të kemi një betejë të re të Luanës me një kolege për të pasur një format të saj. Kujtojmë që Luana u përfol për një betejë me Arbana Osmanin për drejtimin e “Big Brother VIP” dhe më pas me Fjoralba Ponarin për drejtimin e spektaklit “Portokalli”. Ishin pikërisht hatërmbetjet për këto dy formate që detyruan Luanën të largohej nga “Top Channel”.

Ndërkohë sa i përket daljes së saj më të fundit publike, ka qenë një video e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit për kryerjen e vaksinimit anti-COVID, publikoi pikërisht videomesazhin e moderatores së njohur, Luana Vjollca.

Duke e konsideruar si armën e vetme për t’iu rikthyer normalitetit, Vjollca thotë se një ndër arsyet që është vaksinuar ishte mbrojtja e nënës.

“Mendoj që për të dalë nga e gjithë situata ku jemi të përfshirë është drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë, është një lloj shpëtimi që ndoshta edhe pse të rinjtë nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që janë të ndërgjegjshëm dhe duhet t’i mbrojmë, që janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për gjithë përgjegjshmërinë tonë që ndonjëherë ne na mungon sepse na kap ai vrulli, jemi të fortë, ia dalim.

Domethënë, nëse kemi një mësim, është që nuk ka asgjë tjetër rëndësi përveç shëndetit, personal, por edhe të njerëzve të afërt. Të paktën flas nga ndjesia personale në këto dy vite, gjithë frika ime ishte mami. Një nga arsyet e forta që duhet të bëja vaksinën ishte që pas vaksinimit të saj dhe timin unë mund ta perqafoj më shpesh. Sa kohë që kjo është zgjidhja e vetme që kemi, është zgjidhja e vetme për t’u kthyer drejt normalitetit, duhet ta bëjmë”, ishte mesazhi i moderatores Luana Vjollca.

Sa i përket televizionit u tha se pas 15 vitesh që vendosi të largohej nga “Top Channel”, në moshën 30-vjeçare Luana vendosi t’i përkushtohej biznesit e saj të çantave dhe aksesorëve, të cilin e hapi këtë verë dhe flitet ta zgjerojë edhe me shitje veshjesh.

TE GJITHA PASKUINTAT E BISEDIMEVE TË LUANA VJOLLCËS PËR PROJEKTIN E RI TË NJOHJEVE NË TV

Bora do të mbyllë vitin 2021 në ekran, ndërsa Luana apo Klea do të mund të nisin Vitin e Ri 2022, Askush nuk e priste në fakt këtë moment kulminant të karrierës së saj, që Luana jo vetëm ta mbyllte emisionin “Shiko kush Luan”, por edhe të marrë vendimin më të vështirë për një vajzë që është rritur në ekran, pra të tërhiqej nga ekrani në moshën 30-vjeçare.

Shkak për këtë vendim u bë si fillim projekti i “Big Brother Vip”, që në fillim iu besua asaj, por më pas iu dha Arbana Osmanit, prezantueses ikonë të këtij formati në Shqipëri. Më pas Luana bëri tentativën numër 2, që të merrte përsipër moderimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit, dhe të largonte nga skena e humorit Fjoralba Ponarin, por edhe për këtë propozim nuk u ra dakord me drejtuesit e televizionit, kështu që vendosi të tërhiqej duke menduar për ndonjë kontratë te rë me tjetër television.

E ndërkohë që ndjekësit i thanë se kishte bërë mëkat nga mbyllja e emisionit “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca vendosi t’u përgjigjet vetë në “Instagram”. Teksa po bashkëbisedonte me ndjekësit e saj, ajo sërish mori shumë mesazhe për mbylljen e programit.

“Më duket se ke hyrë në mëkat nga mbyllja e emisionit ‘Shiko kush LUAN’ hahaha”, shkruan fansi/ fansja. Ndërsa Luana ia kthente kështu: “Kur lexoj dhe dëgjoj kaq shumë kërkesa, realisht gjendem në ca momente të vogla pendese, por më besoni të jesh për 15 vite nonstop pa ndalesë në ekran me ritmin, oraret dhe përkushtimin tim ndaj punës, nuk gjen kohë të merresh me asgjë tjetër. E di që do më mirëkuptoni…!”, duke lënë të kuptohet se televizioni tashmë është një kapitull i mbyllur.

Ajo këto kohë po merret me muzikën, pasi së fundmika ndarë me ndjekësit disa “InstaStory” nga Shkupi ku ka treguar se arsyeja e vizitës nuk ishte një pushim, por kishte të bënte me punën.

Moderatorja publikoi një foto me artistin Armend Rexhepagiq dhe më tej pamje nga një studio muzikore, ku duket kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov. Në këtë mënyrë, Luana ka treguar se pas një periudhe pauze, po vjen me një këngë të re, që është po ashtu një nga synimet e saj kryesore për ta kthyer edhe muzikën në biznes. Ndërkohë, duke folur për bizneset ajo dhe “Instagramin” e ka kthyer në biznes.

Kohët e fundit ka qarkulluar me shpejtësi lajmi sa paguhen disa nga vajzat e famshme të ekranit dhe ndër to ishte edhe shifra sa supozohej të fitonte në “Instagram”, “showgirl”-i shqiptar, Luana Vjollca. Në media u tha se “Luana reklamon kryesisht kremëra ose produkte të ndryshme “make-up”-i dhe paguhet rreth 1200 € për një postim”.

Por në portalin e saj, Luana tha se në fakt vlera e vërtetë e çmimit për një postim në feed-in e “Instagram” të Luana Vjollcës është 5000€, shifër kjo që mund të kalohet, por jo më poshtë”, ka thënë Luana.

Ajo theksoi se nuk bën qoka apo klering. Ndërkohë që sa i takon lidhjes me Krenar Çoçajn, çifti e anuluan martesën në vjeshtë pasi kaluan një krizë. Thuhet se tashmë gjërat mes tyre janë përmirësuar pasi ata tashmë kanë blerë edhe vilën e tyre luksoze në një kompleks VIP në Kosovë.

Prej disa vitesh, Luana dhe biznesmeni nga Kosova kanë menaxhuar një lidhje në distancë dhe kanë udhëtuar herë në Tiranë e herë në Prishtinë, derisa vitin e kaluar Krenari u vendos në Tiranë, për të mbështetur karrierën në televizion të Luanës. Mirëpo, mediat e Kosovës njoftuan se çifti firmosën ca kohë më parë edhe një kontratë për blerjen e një apartamenti luksoz në Prishtinë.

Luana dhe Krenari kanë blerë një shtëpi në lagjen “Arbëria” në kryeqytetin e Kosovës. Raportohet se ajo ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një pamje të mrekullueshme të Prishtinës.

Ndonëse kanë pasur shumë ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, përfshirë edhe mosprezencën e Krenarit në 29-vjetorin e lindjes së moderatores, të shohim se viti i ri 2022 do ta gjejë në ekran Luanën, pikërisht në fashën e orarit ku deri më tani shohim Bora Zemanin, e cila është në mbyllje të rrugëtimit të saj me drejtimin e “Përputhen”.

Luana Vjollca tells on her birthday what her next project is - POLITIKOFFKlea Huta humb personin e shtrenjtë, shkruan fjalët më të ndjera - Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top