Moderatorja Bora Zemani ka qenë një nga personat që ishte ftuar nga produksioni i Big Brother VIP për të marrë pjesë në natën finale të këtij spektakli.
Por hyrja e saj nuk ndodhi për shkak të marrëdhënies që ka pasur me aktorin Donald Veshaj, Zemani e ka refuzuar këtë ftesë.
Madje, vizitën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që mbylli dyert një natë më parë e lajmet që dolën pas puthjes me aktorin, i ka konsideruar një show të mjaftueshëm që BBV ka marrë prej saj. E për këtë arsye, në përgjigjen që i ka kthyer produksionit, Bora ka shkruar: Pak show morët nga unë?