Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë pothuajse çifti më i përfolur në botën e showbiz-it, të cilët po e shijojnë dashurinë e tyre, e kohë pas kohe edhe ndajnë momente të bukura edhe me publikun e fansat e tyre.
Së fundmi një video po qarkullon në rrjet se Bora është shtatzënë. Në video shihet teksa çifti shihen të buzëqeshur dhe Donaldi i afrohet duke ia përkëdhelur barkun moderatores, kështu duke shtuar dyshime për një shtatzani.Por që nuk ka asgjë të konfirmuar nga çifti.
Bora Zemani ka publikuar së fundmi një video ku një vajzë shihet teksa ka marrë telefonin e shoqes së moderatores.
Krah videos, Bora ka shpjeguar dhe se si ka ndodhur ngjarja. Moderatorja tregon se shoqes së saj i kishte rënë telefoni, teksa kishte hipur në makinë, ndërkohë vajza e cila shihet në video ja ka marrë dhe menjëherë është larguar.
Ka qenë shoqja e moderatores ajo e cila e ka ndjekur dhe e ka pyetur nëse ishte ajo e cila e ka marrë telefonin, por vajza i është përgjigjur me “jo”.
Ndërkohë, Bora paralajmëron vajzën se të shkojë të dorëzojë telefonin në polici, ose në të kundërtën do detyrohet që të publikojë në rrjetet e saj sociale edhe fytyrën e saj.