Bora Zemani ka publikuar së fundmi një video ku një vajzë shihet teksa ka marrë telefonin e shoqes së moderatores.
Krah videos, Bora ka shpjeguar dhe se si ka ndodhur ngjarja. Moderatorja tregon se shoqes së saj i kishte rënë telefoni, teksa kishte hipur në makinë, ndërkohë vajza e cila shihet në video ja ka marrë dhe menjëherë është larguar.
Ka qenë shoqja e moderatores ajo e cila e ka ndjekur dhe e ka pyetur nëse ishte ajo e cila e ka marrë telefonin, por vajza i është përgjigjur me “jo”.
Ndërkohë, Bora paralajmëron vajzën se të shkojë të dorëzojë telefonin në polici, ose në të kundërtën do detyrohet që të publikojë në rrjetet e saj sociale edhe fytyrën e saj.
Bora Zemanin e ka kapur nostalgjia dhe ka publikuar së fundmi dy foto të realizuara në dhjetor kur prezantonte “Dancing with the stars”. Por ndjekësit kanë nisur me komente ku dyshojnë se ajo është shtatzënë.
Shkak është bërë poza që Bora ka marrë duke vendosur dorën në formë zemre tek barku. “Shum e buker po duart pse i ke vendosur te barku?”, e pyet një ndjekës.
“Eshte shtatzene”, i pergjigjet nje tjeter. “Mos je shtatzene?”, vazhdojne pyetjet. “Ishalla eshte”, komentojnë ndjekësit.