Edhe sonte Bora Zemani do të mungojë në Për’puthen. Për shkaqe shëndetësore kjo është puntata e dytë në të cilën Bora nuk do jetë prezente.
Dje ajo u zëvendësua nga konkurrentja Ana Lleshi ndërkohë që në Prime ajo do të zëvendësohet nga moderatorja kosovare Elita Rudi.
Njoftimi është bërë i ditur nga një faqe e njohur në instagram ku ka treguar ngjarjet më kryesore që pritet të ndodhin në Për’puthen Prime.
Nuk dihet ende se kur do të kthehet Bora Zemani në emision dhe a do jetë Elita zëvendësuesja e saj për aq kohë sa do të mungojë ajo. Theksojmë se si çdo të shtunë edhe sonte Për’puthen Prime mund ta ndiqni në ora 21:00.