Rozë

Bora Zemani nuk e paska harruar ende Donaldin/ Kjo është detaji që ia mban për ta kujtuar

Moderatorja Bora Zemani ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike për historinë e saj të dashurisë me Donald Veshajn.

Ajo madje shpesh herë merr vëmendje më shumë se vetë konkurrentët e emisionit ‘Përputhen’ me situatat e krijuara me veshjen, akesesorët apo dhe fjalët që mund të thojë.

Ditën e djeshme ndjekësit kanë vënë re lidhëse në dorën e saj, gjë që shpesh herë e mban edhe Donaldi. Nuk është hera e parë që ndjekësit kapin detaje te Bora gjatë prezantimit të “Për’puthen”.

Ajo shpesh herë madje e ka thumbuar Donaldin. Kur Melisa me Andin po luanin bashkë “lojën e çifteve” e Bora po u drejtonte pyetje, në një moment Bora pyet: Kush ka shije të çuditshme?

Melisa e drejtoi gishtin drejt saj dhe Bora duke qeshur tha “e meritoja”. Pati edhe komente të shumta që aluduan se Bora e kishte për Donaldin, pasi ka shije të çuditshme që ka qenë e dashura e tij. Gjithashtu kur dy vajza Mikela dhe Ritvana po debatonin për Erionin, debate që janë të shpeshta në “Për’puthen”, Bora iu drejtua atij duke i thënë se uron që ai të jetë i sinqertë e të mos luaj.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.

MË TË LEXUARAT

To Top