Rozë

Bora Zemani publikon pamjet e bukura me të birin/ Ai këndon këngën që i ka mësuar prezantuesja

Bora Zemani ka publikuar disa momente me djalin e saj Arborin. Moderatorja më e dashur shqiptare ka treguar shpesh herë se është edhe një nënë mjaft e përkushtuar.

Ajo është mjaft aktive në instagram ku herë pas here ndanë imazhe dhe video nga përditshmëria. Së fundmi Bora ka publikuar disa video ku shihet duke u kënaqur me djalin e saj Arborin.

Bora Zemani disa herë përmes emisionit ‘Përputhen’, i ka dërguar mesazhe Donaldit, e që një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Takimi i një çifti në “Për’puthen” nuk shkoi edhe aq mirë, e për të cilin kishte disa fjalë edhe moderatorja. “Pa u sqaruar deri në fund gjërat nuk ecet përpara”, u shpreh Bora duke cituar fjalët e opinionistit, Arjan Konomi, i cili poashtu kishte hedhur ‘kunja’ në kohën kur u zyrtarizuar lidhja e Donaldit me Beatrixën.

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel. Bora Zemaini prej disa mujash është në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të përfshirjes në trekëndëshin e krijuar me aktorin, Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj. Mirëpo, pavarësisht gjithçka, Bora vazhdon me përditshmërinë e saj.

Ajo drejton çdo ditë emisionin e saj dhe është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram një foto me nënën e saj, të cilën e ka konsideruar opinionisten e jetës. “Me opinionisten e jetes sime”, ka shkruar Bora krahas fotos.

MË TË LEXUARAT

To Top