Rozë

Bora Zemani publikon pamjet me të birin: Mami ti më dhe jetën, unë do të japë ty gjithë botën

Na ndajnë edhe dy ditë nga Viti i Ri dhe urimet në rrjetet sociale janë të shumta. Një video shumë të bukur ka shpërndarë edhe moderatorja, Bora Zemani, e cila shfaqet me të birin Arborin.

Ata kanë eksploruar borën në vende të ndryshme nga Tirana në Paris. Mirëpo, ajo ç’ka ka tërhequr më shumë vëmendje është një fjali e vogëlushit, që thotë në fillim të videos.

“’Mami ti me dhe jeten, por une do te jap tere boten’. A ka fjale me te bukura e qe ja mbushin shpirtin plot nje mami?
Ti je BOTA ime Arbor!! Te duaaaa!!”, ka shkruar moderatorja përkrah videos.

Kujtojme se “Për’puthen Prime” i javes se kaluar ishte i mbushur ne emocione të bukura, për konkurrentët por edhe për vetë moderatoren. Përveç çiftit të parë Alvisa dhe Bashkim, të cilët u puthën për herë të parë në publik dhe dolën çift nga programi, një surprizë e veçantë ishte rezervuar për të.

Sot në Prime ishte Semi Jaupaj, mikesha e saj e zemrës, prej 15 vitesh, që ajo e quajti “familje” dhe “motër”. Bora e intervistoi disi, për aventurën në “Big Brother VIP”, dhe jo vetëm. Moderatorja zbuloi se nuk ishte dakord për hyrjen e saj në këtë reality, pasi ishte shumë e drejtë e nuk do ta përballonte. Por gjithsesi, ajo tha se ishte shumë krenare për miken e tyre.

Të ngacmuara disi për situatat ku përfshihej Bora, por vajzat preferuan të mos flisnin. “Ca gjëra mbeten personale”, tha Bora që e kaloi me sportivitet e humor. Në një përballje, krejtësisht të pazakontë, ato zbuluan detaje që nuk i dinim për shoqërinë e tyre.

Bora Zemani publikon fotografi me nënën, bën këtë dedikim - Gazeta Express

MË TË LEXUARAT

To Top