Rozë

”Bora Zemani s’të flet me gojë”/ Arjon Muço: Kurse nga Semi asnjë fjalë nuk…

“All your lovin” është kënga më e re e publikuar nga Semi dhe Ron. Kjo këngë u dëgjua së fundmi edhe në emisionin “Ditë e re”, ku moderatori Arjon Muça pati një kritikë për këngën e Semit teksa e dëgjonte.

Semi Jaupaj bie në grackën e “Piranjave” - SHQIP.com

“Ritëm i bukur, por nuk kuptova asnjë fjalë”, tha prezantuesi. Menjëherë bashkëprezantuesja Arjola Shehu tha: “Nuk kuptove por kënga i ka falur shumë të ardhura Semit sepse ka bërë namin me klikime.”

Kujtojmë që më herët Arjoni, në një intervistë për “E diell”, bëri një koment dhe një kritikë për Bora Zemanin.

Arjoni tha se Bora Zemani punon goxha por ama ajo nuk të përshëndet në momentin kur futet në studio.

“Bora është punëtore, tipar i keq është që nuk të përshëndet kur futet në studio jo gjithmonë e ka vëmendjen, në disa raste më ka ndodhur edhe mua drejtpërdrejtë, por nuk e ka pasur fokusin…kur më ka parë më ka përshëndetur”, tha ai për Borën.

Nga ana tjetër, fama e Semit është rritur jashtë mase shumë që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Jo vetëm kaq por raporti i saj me Ron është komentuar jashtë mase.

Shumë ndjekës kanë vënë re afrimitetin e tyre dhe mendojnë se dyshja mund të jenë në një romancë.

Semi Jaupaj Videos | ReverbNation

MË TË LEXUARAT

To Top