Rozë

”Borës i uroj çdo datëlindje”/ Ish-burri i saj tregon për raportin që kanë: Për djalin bëj çdo gjë

Dj i njohur Vin Veli, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për raportin e tij me ish-partneren Bora Zemani dhe praninë e tij në festën e ditëlindjes së 30-të të moderatores.

Bora Zemani heq dorë nga prezantimi i Festivalit të Këngës - Gazeta Express

I ftuar në një intervistë ai ka folur për herë të parë rreth raportit që ka me Bora Zemanin, djalin e tyre Arborin dhe lidhjen e re të dashurisë.

Duke folur për marrëdhënien e tij me djalin e tij Arborin dhe ish-partneren Bora Zemani, ai shprehu se ka një raport mjaft të mirë dhe se e uron moderatoren në çdo ditëlindje.

Dj i njohur shtoi se mundohet të jetë shembull edhe për familje të tjera apo miq të tij që kanë të njëjtën histori dhe janë të divorcuar, për të qëndruar sa më larg urrejtjes.

“Duke qenë se dhe kam një vetëmenaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pasdiskutim. Fundjavat por edhe ditë të javës pas shkollës patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30 vjetor. Thjesht urim kaq. Unë kudo që njoh mundohem të jap mesazhin time dhe tek miqtë e mi që kanë të njëjta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urr ejtes dhe larg nxitjes së dhu nës, sidomos larg urr ejtjes më tepër tek fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë”, tha ai në intervistën e tij për “N’Zoom”.

Bora Zemani nuk e vret më mendjen për komentet, foto e fundit i thotë të  gjitha – Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top