Lajme

Breshëri shkatërron çdo gjë që i del para/ Ja si parashikohet moti në Shqipëri

Moti bën kthesën drastike. Temperaturat e larta të ditëve të fundit, ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut këtë të diel.

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë thuajse të gjithë vendin. Moti i keq ka shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse të vendit.Një pemë e rrëzuar nga era e fortë bllokoi këtë mëngjes përkohësisht aksin nacional Korçë-Pogradec.

Sakaq, tre fshatra në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq.Bëhet me dije se breshëri ka goditur një pjesë të juglindjes së vendit. Breshër ka rënë në fshatrat e njësisë administrative Pojan.Në këtë stinë, breshëri ka dëmtuar kulturat bujqësore. Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Pendavinj, Rov dhe Rrembec e një pjese të tokave të fshatit Pojan dhe Kreshpanj.Edhe në Elbasan, era ka rrëzuar pemë, ndërsa rrugët e qytetit janë mbuluar nga uji.

Reshje të dendura shiu raportohen edhe në zonën e Krujës, Fushë-Krujës dhe Kurbinit. Nënkalimi në Fushë-Mamurras është bllokuar për qarkullimin e mjeteve të vogla për shkak të prurjeve të shumta të ujit.Sipas sinoptikanëve kjo situatë do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

MË TË LEXUARAT

To Top