Mbretëresha e Popit vijon të ndajë me ndjekësit foto nga festa e ditëlindjes. 62-vjeçarja festoi në Xhamajka me të dashurin e saj 26-vjeçar, vajzën dhe miqtë e shumtë.
Ylli u pa duke kërcyer dhe shijuar çdo moment nga festa, ku nuk munguan as momentet intime me të dashurin.
Mirëpo, ndjekësve në rrjetet sociale nuk u shpëtoi një detaj. Vajza e Madonnës u shfaq në foto me sqetulla të padepiluara, duke shokuar fansat.
Të shuma ishin kritikat për të, por kishte edhe nga ata që mbështesin “bukurinë natyrale”.