Në një ndërhyrje në A-Show me Adi Krastën në Syri Tv, ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, tha ndër të tjera se sot Partia Socialiste me Ramën nuk ka më frymë dhe ekip si dikur.
Tani te kjo pjesa a është Rama ‘ëngjëlli mbi tokë’ nuk kam ndërmend të bëj komente, por kam vetëm dicka për të thënë.
I pari i shtëpisë është i mirë kur di të mbajë të gjithë pranë, dhe jo ti përçajë. Sot Partia Socialiste është në këtë fazë, kur ka ca që janë të nënës dhe ca janë të njerkës, ca të Rilindjes, ca të PS-së.
Unë kam qenë shumë gjatë në strukturat e Partisë Socialiste të Tiranës. Unë kam propozuar emrin e Blerina Gjylametit në krye të Forumit të Gruas Socialiste të Tiranës.
Partia Socialiste ka një fat të madh që ka burime njerëzore më shumë. Në 2017, drejtuesi i qarkut ishte z. Tahiri. Me kërkesë të z Veliaj, u kërkua që ai të mbulonte pjesën e vijës së verdhë, të 11 njësive, ku doli edhe humbës.
Dhe është puna e një ekipi të tërë më pas që i dha mandatin e 18, Partisë Socialiste.
Funksionimi me qendra votimi është baza dhe A-ja për të gjitha partitë. Ajo që kishte Parttia Socialiste ishte fryma në grup dhe në ekip që nuk e ka më sot. Më i zoti në Shqipëri nuk ka dalë akoma, do ta presim pas 26 prillit.