Loredana ka marrë vëmendjen e të gjithëve me anë të një videoje të publikuar në Tik Tok. Në videon në fjalë këngëtarja shfaqet duke realizuar një ndër trendet e momentit. Ajo puth në buzë një vajzë të cilën e konsideron si “e dashura saj”.
“My new girlfriend” (E dashura ime e re), ka shkruar Loredana krahas videos.
Kjo video është bërë virale në rrjet dhe komentet kanë qenë të shumta. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me Mozzik, ish-partnerin e reperes. “Mozzik left the chat”, shkruajnë ato.