Pasi hapja e spektaklit ishte mjaltë e ëmbël, me komplimenta për sjelljen dhe aktivitetet që banorët kanë bërë gjatë javës, ja ku erdhi dhe momenti alla “Big Brother VIP”…ose e thënë ndryshe bërtìtje, ofendime, sharje etj si këto.
Cdo gjë nisi me grupet që janë krijuar brenda shtëpisë së Big Brother. Duket sikur janë krijuar grupi i Luizit dhe grupi i Oltës. Pasi Arbana u tregoi sa minus ka shkuar çmimi, filloi debati.
Ronaldo iu hodh Oltës, duke e ak uzuar që as për gëzime nuk i bashkohet banorëve të tjerë. Kaq mjaftoi që diskutimi të zgjerohej dhe të bintë te Efi-Olta.
Olta shume e prerë i tha Efit ul tonin se ndryshe nuk flet më me mua. Ronaldo gjithashtu ishte dukshëm kundër Oltës.
Kujtojmë se 5 banorët që janë në nominim Luizi, Olta, Kristi, Efi dhe Ronaldo, njëri prej tyre do lërë përfundimisht sonte shtëpinë e BBV.
Regjisori Eduart Grishaj në një intervistë dje në “Wake Up” në Top Channel pohoi që do të ketë hyrje të reja në shtëpi dhe do të jenë konkurrentë të fortë.