Rozë

Bujë e madhe/ Pas daljes nga ‘Big Brother’ zbulohet se Efi dhe Kiara nuk flasin më bashkë

Efi dhe Kiara krijuan miqësi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, megjithatë duket se gjërat mes tyre ndryshuan pasi produksioni i shfaqi Kiarës një video ku Efi i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani.

Pas daljes nga BBV, Kiara nuk i flet Efit, ç'ndodhi mes dy vajzave

Kiara u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë.

Pasi Kiara doli nga shtëpia e Big Brother, u pa në studio duke komunikuar me Efin, por mesa duket vajzat ende nuk janë sqaruar.

E ftuar në “Më Lër të Flas”, Efi tregoi se nuk kanë mundur të flasin për atë moment, por po pret që Kiara të zgjedhë që të sqarohen.

“Edhe tituj e portaleve janë sulmon, del kundër. Unë aty nuk sulmova njeri. Unë shpreha thjesht mendimin tim. Unë nuk e fajësoj si e mori ashtu siç iu paraqit. Jashtë nuk kemi pasur mundësi për t’u sqaruar. Po pres thjesht momentin që ajo të ketë dëshirë për të folur. Unë i thashë të merrte kohën e saj, mos takonte shumë njerëz, që të parandalonte stresin dhe ankthin për informacionet që do merrte. I dhashë këshilla që ajo të ishte më e qetë. Ne nuk kemi folur akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua mu desh shumë kohë për të takuar shoqet e mija kështu që e kuptoj”, tha Efi.

Pas daljes nga BBV, Kiara nuk i flet Efit, ç'ndodhi mes dy vajzave

MË TË LEXUARAT

To Top