Luiz Ejlli duket se ka “futur në sh err” Kiara Titon dhe Tea Trifonin. Artisti i njohur ka një pëlqim të deklaruar tashmë për moderatoren, ndonëse kalon edhe shumë kohë me Tean.
Kjo e fundit ka shfaqur një ankesë për Kiarën duke u shprehur se se ajo e shikon me inat. Mirëpo vajzat nuk kanë lejuar që një gjë kaq e vogël, tipike e shprehjes “pse më sheh” të bëhet shkas për një debat midis tyre.
Ato janë ulur me njëra-tjetrën dhe kanë sqaruar gjithçka. Kiara i është drejtuar Teas duke i thënë se e ka venë re që kjo i ndodh me të gjithë. Pra përhumbet dhe duket sikur të sheh me të keq.
Luiz Ejlli i ka treguar së fundmi Kiarës për sëmundjen e tij të rrallë. Ai ka thënë se vuan nga një problem shëndetësor dhe zbuloi se sëmundjen e ka zbuluar teksa po bënte një kontroll rutinor krejt rastësisht.
Sipas tij në të gjithë botën janë vetëm 11 klinika që e kurojnë këtë sëmundje dhe në gusht artisti i njohur do të shkojë në Itali për të nisur kurimin.
“E kam në gjithë trupin ma ka dal 3 muaj para se të vija. Nuk e dija dhe më doli pas një check up që bëra. Kam për të ikur në gusht në Bergamo që të shtrohem dhe të kurohem. Më doli dhe parmbrëmë në jastëk, por thash kam një dhëmbë të prishur. “- i ka treguar ai ndër të tjera Kiarës.