Ana njofton se sonte i rikthehet “Për’puthen”. Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, ka njoftuar se sonte do të rikthehet në këtë emision.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ana ka bërë me dije se sonte do të jetë pjesë e emisionit, prej të cilit u përjashtua para rreth dy muajsh, pasi iu publikuan disa foto në shtrata me ish-konkurrentin, Arjon Luli.
“Shihemi sonte në “Për’puthen”, ka qenë mbishkrimi i kësaj videoje.