Në ceremoninë e djeshme, ku ishin të ftuar njerëz të afërm të çiftit, anësori Roshi i ka dhuruar partneres së tij, Silva, një unazë të çmuar prej 20 mijë eurosh dhe një orë me vlerë 30 mijë euro.
Pavarësisht gëzimit të tij, futbollisti i kombëtares dhe të ftuarit e tjerë kanë neglizhuar vendimet e qeverisë për të ndaluar organizmet apo tubimet në publik duke përfshirë dhe dasmat apo dhe gëzimet e tjera familjare për shkak të situatës serioze në vend që ka shkaktuar koronavirusi.