E dashura e aktorit , Tolgahan Sayışman, i njohur për publikun si Çënar tash e një kohë po vazhdon të ketë popullaritet në shtetin turk.
Ajo, përveç që ua ‘morri’ djalin, ua morri edhe vëmendjen duke pasur nderin ta ketë rolin kryesor në njërin ndër serialet më të shikuara në Turqi e më pas në vende të tjera përfshirë edhe Kosovën, shkruan lajmi.net.
Si bashkëshortja e Sulltanit në serialin ‘Sulltani i madhërishëm’, Almeda Abazi ka pasur një eksperiencë shumë të mirë.
Në emisionin Prive gjatë një interviste të realizuar ka folur edhe sa i përket këtij roli që për të ishte i rëndësishëm duke qenë se ishte në mesin e shumë aktorëve të njohur turk pati fatin dhe nderin ta ketë këtë rol kaq të rëndësishëm.
Ajo tha se të aktroj te Sulltani ka qenë për të një gjë shumë e madhe. Thotë se pesha që kishte në shpatulla ishte e madhe.