Festivali i Këngës në “RTSH” këtë vit solli polemika të shumta. Duke nisur që nga mënyrë e përzgjedhjes së fituesit, dhe përfaqësuesi që do shkojë në Eurovizion, pati reagime të shumta nga artistë, gazetarë, si dhe nga publiku.
Një pjesë e publikut dhe profesinistëve nuk “dakordësuan” (me faktin e kryer), se përfaqësuese në Eurovizion nuk do të jetë Elsa Lila, por Albina Kelmendi.
E ndaj kësaj të fundit prej ditësh ka vërshuar një lumë komentesh dhe një sërë ak uzash, për blerje të votave të publikut, duke aluduar se bashkëshporti i saj ka blerë karta rimbushëse, që Albina të fitonte.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Flavio Qarri, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka marrë në mbrojtje Albina Kelmendin, por pati edhe disa kritika lidhur me rikthimin e Elsa Lilës.
Sipas tij, Albina është fituesja e padiskutueshme e festivalit, dhe se kënga e saj e meriton plotësisht që të përfaqësoi Shqipërinë. Më tej ai shprehet se rikthimi i Elsa Lilës dhe fitorja e saj ishin skenar i sforcuar dhe se për më tepër mungoi edhe sinqeriteti e transparenca nga ana e artistes, për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen që bëri bujë pak muaj më parë për arre stimin e saj.
Reagimi i plotë:
Albina i mundi të gjithë zhurmat e këtij festivali që mesa duket nuk ka ndërmend të zbehet. Provë e suksesit të tij edhe për ata si unë që lupën në xhep e kanë për difekte. Një festival pa mish e sex. Me hapësira, me eksperimente edhe të guximshme por jo si qellim në vetvete e as ekstravaganca të tilla një bast personal i fituar i Arbanës që kishte gjurmën e vet kudo. Por në Shqipëri asgjë nuk mund te shkojë fjollë. As rikthimi i sforcuar i Elsës, as paaftësia e shqiptarëve për të kuptuar se ç’dreqin thoshte përveç “evita ti, evita ti’ ose kështu mendoj se thoshte të pakten. Dy momente sinqeriteti na mungojnë, dy çaste transparence.
Një komunikim i Elsës me publikun per çështjen që angazhoi gjithë opinionin 9 muaj me parë e kostot e festivalit nga ana e RTSH, por meqë jemi të sinqeriteti e transparenca le t’i shkojmë pak më tej.
Rikthimi triumfant i Elsës ishte një skenar shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Nga ana tjetër elita sociale e Tiranës po ma sakron fituesen e çmimit të vetëm që i jepte vlerë festivalit vitet e fundit. Bileta për Eurovizion, Albina po mas akrohet nga gazetarët që na thonin se përfshirja me grupe krimi nale është lapsus e rrëshkitje këmbe, po thonë që burri Albines ka blere karta. Zot fali se nuk kanë as kreativitet. Nëse janë shqiptarët e shqiptarisë kaq fshatarë, si ka mundësi që edhe juria profesionale e përkoi që ua shpalli juve Elsën çmim të parë, e vlerësoi Albinën pamohueshëm minimalisht vend të dytë?! A kishte një skenar të gatshëm që nuk u realizua dhe e acaroi Elsën tuaj të dashur aq sa e la çmimin e saj korridoreve të pallatit të kongreseve?!
Cila pjesë e identitetit tonë kombëtar ju duket banale? Ritmet e tabanit tonë apo bindja se familja mbetet një institucion ende i shenjtë. Tani që e mendoj dhe i numëroj. Shumë nga ata/o që po masa krojnë Albinën me artikuj të shëmtuar janë me probleme të mëdha në beqaritë e tyre. Po lejoni motive personale t’ju errin gjy kimin. Miqte e mi, festivali mbaroi. Ne eurovizionin nuk do e fitojmë kurrë se helbete komb i vogël e megjithate mund dhe duhet ta përdorim atë vitrinë si momentin e ekspozimit e promovimit të veçorive e vlerave tona. Nuk do i tregojmë botës se sa mirë dimë ti kopjojmë e të përshtasim muzikën e tyre. Duhet t’i tregojmë botës se çfare na karakterizon.
Çfarë na bën të ngrihemi në këmbë pas dy gotave. Çfarë kemi të përbashkët të gjithë si shqiptarë pavarësisht se ku jetojmë a ku kemi lindur. E nëse medoemos duhej të eksperimentonim “atomike e 2farm” ishte e vetmja që ishte globale si shije. E në këtë përplasje bindjesh. Albina Kelmendi triumfoi përkundër kujtdo e gjithçkaje e bashke me të arsyeja e shëndoshë.