Rozë

Burri do ndahet nga Olta? Reagon motra e aktores: Shqiptarët vetëm këtë dinë të bëjnë…

E ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ ka qenë motra e banorës të shtëpisë më të njohur në Shqipëri, Gerta Gixhari.

E pyetur nga gazetarja nëse bashkëshorti i Oltës ka hequr dorë nga loja e saj dhe nuk është duke e mbështetur më, Gerta ka treguar se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe është thjesht një “trillium” rrjetesh sociale, portalesh dhe fansash.

Ndër të tjera Gerta ka komentuar edhe gjithë histerinë e rrjetit e reagimet e tyre lidhur me Oltën dhe lojën e saj brenda shtëpisë.

“Unë nuk e kam parë fare këtë lajm. Deri dje ata thoshin që ai paguan para. Njerëzit shpinik lloj-lloj gjërash.

Komentuesit janë të pritur të denigrojnë figurën. Ata futen deri tek anëtarët e familjes dhe për mua kjo gjë nuk është e drejtë.

A thua se po futemi ne në familjet e tyre dhe po u marrim bukën e gojës, megjithatë shqiptarët këta janë dhe do përballemi me komente të tilla.”- tha Gerta Gixhari.

MË TË LEXUARAT

To Top