Lajme

Burri i gazetares shqiptare ndërron jetë, rrëqethin me fjalët: Ç’a është kjo që na bëre, na thuaj që është ëndërr e keqe

Një a tak në zemër i ka marrë jetën para kohe Gentjan Rrapajt, bashkëshortit të gazetares Eva Gjura.

Në rrjetet sociale lajmi i hidhur ka gjetur shtrirje të gjerë nga miqtë, të afërmit dhe familjarët e tij ndërsa shprehin pikëllimin për ndarjen e papritur nga jeta të tij.

Personazhe të njohura përfshirë botën e medias, shoqërisë civile e më gjerë e kanë vlerësuar të ndjerin i cili njihet edhe si një drejtues në Partinë Socialiste pasi ka udhëhequr Njësinë nr.4.

Më poshtë janë disa nga reagimet për Rrapajn të bërë nga të njohurit e tij:

“Ça ishte kjo gj ëmë o Gentian Rrapaj! Më thuaj që nuk është e vërtetë, më thuaj që jam në ëndërr, më thuaj që është një nga ato shakatë e hidhura që t’a kishte qejfi të na bëje ndonjehere… Më thuaj ç’të duash, vetem mos më thuaj që ike me të vërtetë.

Po si të bëri zemra t’a lije Even dhe Aldon, që të kishin kollonën e shtëpisë, vëllezërit e familjarët që të kishin dritën e diellit, miqtë e shumtë që kishe bërë në këtë jetë me atë zemrën tënde të pamatë…

MË TË LEXUARAT

To Top