Spektakli i mbrëmjes të së martës ishte i mbushur me debate të forta, ku një prej tyre ishte mes Monika Lubonjës dhe Ilir Shaqirit. Gjithçka ka nisur kur balerini i njohur teksa bisedonte me Tan Bramën ka përmendur një “treshe”.
Sipas tij, ka qenë në mënyrë figurative për të mjelë dhinë, por kjo nuk është pritur aspal mirë nga aktorja e njohur. “Ti hapi këmbët unë e mjel, e bëjmë treshe”, tha Iliri, që më pas solli dhe reagimin e fortë të aktores, e cila i përmendi dhe gruan.
“Të kapi dhinë e vetë atje (gruan), dhe ta kthejë si të dojë, le të marri dhe Tanin pastaj për ndihmë”, dëgjohet që të thotë aktorja e irrituar.
Ndërkohë gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme kur u pyet nga Arbana, Monika u shfaq tepër e prekur, ndërkohë që në vijim me Ilirin kishte vazhduar komunikimin, dhe nuk ishte sqaruar për këtë çështje. Por nga ana tjetër, Iliri shtoi se shakaja e tij nuk kishte lidhje me Monikën.
Pas përfundimit të spektaklit Monika ka biseduar me Arjola Demirin rreth kësaj. Duket se asaj i ka ngelur hatri me shoqen e saj, pasi Arjola dëgjohet duke i thënë “e thashë 3 herë që ke qenë e mërzitur.
Pjesë nga biseda:
Arjola: E thashë 3 herë që ke qenë e mërzitur, 3 kokrra herë. Për çfarë po mërzitesh?
Monika: Jashtë merret shumë shëmtuar. Ju luta “Vëllait të Madh” të mos e jepte
Arjola: Të jesh e bindur se nëse merret shëmtuar, të gjitha pasojat e kësaj i mban Iliri
Monika: Po, po. A nuk e shikon se si i shfrytëzon të gjitha gjërat? Kam nevojë Ilir realisht Arjola, që unë jam me Donaldin?