Vëzhgoni me vëmendje fotografinë e mëposhtme dhe na tregoni çfarë shihni : një njeri me mjekër, një njeri të ulur që lexon, të dy fotografitë njëherësh apo një mollë ? Zgjedhja që do të bëni, ndonëse e pavetëdijshme, përcakton disa karakteristika të personalitetit tuaj. Jeni i kujdeshëm, reflektiv, u besoni symbyllur instikteve apo ndjeni nevojën e vazhdueshme për të ushqyer nevojat e pavetëdijshme ?
Jeni shumë i kujdesshëm në zgjedhjet që bëni. Ndonjëherë dukeni aq mosbesues sa rrezikoni t’ju keqkuptojnë. Jeni gjithmonë në konflikt me veten. Për këtë arsye doni të keni pranë njerëz që janë krejt e kundërta juaj, njërëz që janë në harmoni me veten. Nuk u besoni kurrë rastësive të çuditshme të jetës dhe dëshironi të keni përgjigje për çdo gjë. Edhe pse duket e çuditshme, jeni më shumë natyrë praktike sesa e komplikuar.
2. Një njeri i ulur që lexon : personalitet reflektiv
Nga përgjigja që keni dhënë kuptohet qartë që jeni shumë reflektiv. Nuk u besoni instikteve dhe dëshironi të gjeni arsyen e vërtetë për çdo gjë. Je shumë i dhënë pas artit dhe shkencës. Jeta nuk është kurrë bardhë e zi. Mundoheni të sillni gjithmonë ngjyra dhe hije të reja. Pika juaj më e fortë është besimin në aftësitë e tua.
3. Të dyja figurat njëherazi : personalitet instiktiv
Nëse arrini të shihni njëkohësisht të dyja figurat, atëherë jeni shumë instiktiv. U besoni ndjesive tuaja dhe i ndiqni pa frikë. Jeni i, e tillë që prej fëmijërisë. Edhe pse mund të keni ndryshuar me kalimin e viteve apo eksperiencave, instiktet tuaja janë udhëheqëse në çdo vendim që merrni. Jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe spontanë. Ju pëlqen debate dhe vlerësoni fuqine e argumentave.
4. Mollë : personalitet që ka nevojë për stimuj
Jeni natyrë antikonformiste dhe ndiqni deri në verëberi idetë tuaja. Nuk ju pëlqen shumë mendimi i masës dhe mundoheni ta evitoni. Ndonëse për hir të së vërtetës duhet ta pranoni në moment të caktuara. Dalloheni shumë për sy kritik dhe për aftësitë dialoguese.